Telegrafi

Ushtron dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, arrestohet pejani

Polica ne raportin e saj 24 orësh ka njoftuar që është arrestuar një person në qytetin e Pejës, kjo për shkak se i njëjti kishe ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

E në kuadër të kësaj, sipas policisë viktikma ka prezantuar prova për këtë gjë dhe ka treguar se ky i fundit e mban atë në shtrëngim në mënyrë të vazhdueshme.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij femër kosovare. Viktima ka prezantuar prova për këtë gjë se në mënyrë të vazhdueshme i dyshuari e mban atë në shtrëngim. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bënë të ditur policia./Telegrafi/