Një person është arrestuar në Podujevë pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një femre kosovare.
Pas hetimeve dhe koordinimit me prokurorinë, është realizuar bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator dhe 82 fishekë.
Në përfundim të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/