Policia e Kosovës ka arrestuar një person Prishtinë, i cili dyshohet se nga janari kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.
Arrestimi I personit të dyshuar është bërë më 25 tetor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në vazhdimësi (nga fillim viti) ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/