Policia e Kosovës në rajonin e Ferizaj ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 20:30, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në fshatin Godancë i Epërm në Shtime është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.A (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje me babën e tij R.A ( M/K) i moshës 70 vjeçar, shkakton dhunë në familje, ndërsa në rast janë kyçur Njësia e Dhunës në Familje për ta hetuar rastin.
“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje””, thuhet në njoftim. /Telegrafi/