Site icon Telegrafi

Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij, policia arreston të dyshuarin në Dragash

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 16:30, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është ushtruar dhunë fizike ndaj saj nga babai i saj i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor dhe i njëjti është konstatuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është ndaluar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version