Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.
Siç njofton policia, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-vajzës së tij.
Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/