Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/