Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunë në familje në fshatin Vitomiricë të Pejës.
“Me 07.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të fejuarës së tij viktimës femër kosovare, e cila kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/