Amanda Lee është trajnerë interne për Poosh dhe në kanalin e saj në Youtube ka treguar ushtrimin e thjeshtë me të cilin do t’u jepni formë vitheve dhe kofshëve tuaja
Ushtrimi i njohur me emrin karkalec (angl. Grasshopper) është i shkëlqyeshëm për forcimin e muskujve të vitheve, transmeton Telegrafi.
Është i thjeshtë dhe i lehtë për ta praktikuar, ky ushtrim do t’jua bëjë vithet më të forta për të cilat besojmë që shumica i dëshirojnë që këto ditë.
Për këtë ushtrim keni nevojë vetëm për një top, apo nëse nuk ka top, mund ta bëni edhe me ndihmën e jastëkëve të bërë pirg.
Për fillim shtriju me fytyrë nga poshtë mbi top dhe me duar mbaju për dysheme, tavolinë apo karrige të cilat i keni në afërsi.
Lakoji gjunjët tuaj dhe drejto shputat lart dhe i ngre lart sa të mundesh, njëherësh duke shtrënguar muskujt e kofshëve dhe vitheve.
Lëvizjen përsërite njëzet herë dhe pas disa ditëve do të bindesh për suksesin.
/Telegrafi/