Ndoshta nuk ka ushtrim tjetër i cilin ofron përfitime të mëdha me më pak lëvizje sesa planku klasik
Përfitime maksimale me lëvizje minimale – kujt nuk i pëlqen kjo.
Krejt çfarë duhet të bëni në ushtrimin plank, është të qëndroni drejt mbi bërrylat tuaj aq më gjatë sa mundeni, dhe kësisoj i forconi të gjithë muskujt, e në veçanti muskujt e barkut.
Mund t’ju duket e thjeshtë, por posa ta provoni këtë ushtrim, do ta shihni se pas 20 sekondave i tërë trupi do të fillojë t’ju dridhet, transmeton Telegrafi
Në ushtrimin plank është tejet i rëndësishëm pozicioni i duhur, ku pesha duhet të vendoset në këmbë dhe bërryla, dhe duart t’i keni para vetes. Shpina dhe ijët duhet të jenë në një linjë të drejtë me shpatullat dhe kyçet e këmbës.
Sa gjatë duhet të rrini në një pozitë të tillë?
- 30 sekonda – nivel fillestar
- minutë – nivel mesatar
- 1 minutë e 30 sekonda – nivel i mirë
- 2 minuta – shumë mirë
- 3 minuta – shkëlqyeshëm
- 5 minuta – mjeshtër i plankut
8 orë e 1 min – rekordi botëror i plankut, të cilin e kishte thyer polici kinez Mao Weidong në maj të vitit 2016. Këtë rekord ai ia kishte thyer ushtarit amerikan George Hood, i cili kishte mbajtur rekordin me 7 orë e 40 minuta. /Telegrafi/