Rezultatet shihen mjaft shpejt
Me ardhjen e verës po bëhet gjithnjë e më aktuale pyetja se cili ushtrim e eliminon më mirë celulitin nga vithet.
Sipas uebsajtit Prevention.com, ushtrimi i ngritjes së njërës këmbë nga pozicioni i shtrirë është shumë efektiv, transmeton Telegrafi.
Shtrihuni në shpinë tërësisht drejt, drejtoni të dyja këmbët. Përkulni këmbën e majtë në gju, ndërsa të djathtën shtrijeni.
Tërhiqeni brenda stomakun sa më shumë që të jetë e mundur.
Shtrëngoni glutesin dhe ngrini ijët derisa trupi të formojë një vijë të drejtë nga shpatullat deri te gjunjët. Këmba juaj e majtë duhet të qëndrojë e ngritur gjatë gjithë kohës.
Gjithashtu, stomaku dhe gluteusi duhet të shtrëngohen gjatë gjithë kohës.
Pastaj kthehuni në pozicionin fillestar, por mos e ulni plotësisht prapanicën në tokë dhe më pas përsërisni.
Bëni tri seri nga 10 përsëritje me të dyja këmbët.
/Telegrafi/