Telegrafi

Ushtrimet e vështira për një trup si Kim Kardashian (Foto)

Fansat e Kim Kardashian u befasuan dhe ishin të zhgënjyer me format e saj në muajin prill, por 36-vjeçarja tashmë duket e vendosur në maksimum për t’u rikthyer ditëve të saj më të mira.

Bukuroshja, e cila është nënë e dy fëmijëve, është duke aplikuar një dietë, por edhe angazhimin në palestër e ka shtuar ndjeshëm së fundmi.

Kjo fotografi i zhgënjeu fansat e saj

Përveç palestrës, Kim po stërvitet edhe në ambiente të hapura, transmeton TCH.

Lexo po ashtu Katër mënyra që i kanë bërë nënat e famshme të rrëzojnë menjëherë kilogramët e lindjes
Por, Kim është angazhuar për t’i përmirësuar dukshëm linjat

Së fundmi, ajo është fotografuar në shkallët e një stadiumi në Los Angles, teksa shfaqej duke u stërvitur nga instruktori i saj.