Fansat e Kim Kardashian u befasuan dhe ishin të zhgënjyer me format e saj në muajin prill, por 36-vjeçarja tashmë duket e vendosur në maksimum për t’u rikthyer ditëve të saj më të mira.
Bukuroshja, e cila është nënë e dy fëmijëve, është duke aplikuar një dietë, por edhe angazhimin në palestër e ka shtuar ndjeshëm së fundmi.
Përveç palestrës, Kim po stërvitet edhe në ambiente të hapura, transmeton TCH.
Së fundmi, ajo është fotografuar në shkallët e një stadiumi në Los Angles, teksa shfaqej duke u stërvitur nga instruktori i saj.