Njëra ndër lajthitjet më të shpeshta është që vetëm ushtrimi është i mjaftueshëm për arritjen e rezultateve dhe lirimi nga shtresa yndyrore
E vetmja e vërtetë është që, pos treningut, është e domosdoshme edhe zgjedhja e artikujve të jetë e drejtë. Vetëm në atë rast rezultatet nuk do të mungojnë, transmeton Telegrafi.
Nga ushqimi është e nevojshme të hiqen sheqeri dhe yndyra, ndërsa të fokusohet në marrjen e proteinave dhe sasisë së matur të karbohidrateve.
Kur të jetë i balancuar ushqimi dhe të vendoset rregulli, është koha për ushtrime. Vitheve u nevojiten ushtrimet galiç.
Instruktorët e fitnesit thonë që pikërisht ato dhe variacionet në këtë ushtrim më së shumti kanë meritë për arritjen e rezultateve të dëshirueshme.
Veç ushtrimeve dhe ushqimit të drejtë, vazhdimësia dhe qëndrueshmëria janë çelës i suksesit. Ekzekutimi i këtyre ushtrimeve tri herë në javë në kohëzgjatje prej një muaji do të japë rezultatet e para.
Në këtë video-xhirim mund të shihni si duket një trening i mirë për formësimin e vitheve:
/Telegrafi/