Aktualisht po jetojmë në kohët e sfidave, të rrethuar me lajme negative dhe jemi dëshmitarë që frika gjithnjë e më shumë po merr kontrollin mbi jetët e njerëzve të rinj
Njëra ndër mënyrat më të mira që ta qetësoni dhe ktheni balancën në sistemin tuaj nervor gjithsesi është ushtrimi i jogës, transmeton Telegrafi.
Po ju propozojmë një set asanash (pozicioni i jogës), i cili do të pastrojë energjinë në trupin tuaj, do ta zvogëlojë stresin dhe do t’i relaksojë nervat.
Mund të ushtroni çdo ditë në shtëpi dhe gjatë 30 minutave do të mësoni si ta qetësoni trupin dhe mendjen me jogë, do të rimerrni vetëdijen mbi momentin aktual dhe do të gjeni qetësinë e brendshme.
Në video-xhirimin në vijim shikoni cilat ushtrime të jogës qetësojnë sistemin nervor!
/Telegrafi/