Vetëm 15 minuta në ditë!
Pilates ka natyrë të butë, por forcë të pabesueshme që të nxisë dobësimin dhe të na ndihmojë që të jemi në formë.
Pilates tonifikon gjithë trupin dhe krijon masë muskulore dhe kjo është një ndër mënyrat më të mira që të digjni kaloritë dhe të nxisni humbjen e kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Ne paraqesim ushtrime efektive Pilates që nuk janë kërkuese dhe nuk nënkuptojnë gatishmëri fizike serioze, ndërsa ato kanë një efekt perfekt në tendosjen e këmbëve dhe muskujve të gluteusit.
Muskujt e zgjatur dhe të hollë që formohen duke praktikuar Pilates do t’i bëjnë këmbët dhe vithet tuaja të tendosura.
Shikoni videon dhe gjeni 15 minuta çdo ditë për të praktikuar Pilates:
/Telegrafi/