Site icon Telegrafi

Ushtrime një-minutëshe për zvogëlim të dhimbjeve të shpinës

Shumica e njerëzve që punojnë në zyre para kompjuterit e dinë shumë mirë tmerrin e dhimbjeve të shpinës

Ndonjëherë kompanitë që janë më të kujdesshme krijojnë hapësira të veçanta ku punëtorët mund të pushojnë pak.

Por nëse nuk keni vend të tillë në kompaninë ku punoni, atëherë duhet vet të mendoni për shëndetin tuaj.

Dhimbjet e shpinës, kohëzgjatja dhe shfaqja e tyre në pjesë të ndryshme të ditës mund të ndryshojnë dhe janë mjaft individuale.

Ekzistojnë mënyra për ta larguar dhimbjen, ose të paktën për ta lehtësuar atë, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me ushtrime një-minutëshe të cilat ju ndihmojnë t’i forconi muskujt e shpinës dhe ta shmangni dhimbjen.

Ushtrimet preferohet të kryhen në sipërfaqe të rrafshëta dhe të forta.

Gjithashtu, ushtrimet marrin kohë vetëm një minutë, prandaj mund t’i kryeni ato kurdo gjatë ditës.

Lexo po ashtu Qëndroni gjatë ulur, vazhdimisht ju dhemb shpina? Tetë minuta ushtrime për të korrigjuar qëndrimin e gabuar

Ndiqni videot e mëposhtme për të parë hollësisht se si performohen këto ushtrime!

/Telegrafi/

Exit mobile version