Telegrafi

Ushtria ruse “tregon muskujt”, ushtron në minus 30 gradë Celsius (Foto/Video)

Ushtria ruse ka demonstruar përgatitjen fizike dhe psikike gjatë një ushtrimi të realizuar në Rrethin Arktik, ku temperaturat janë ekstrem të ulëta.

Marina ruse duke dashur të dëshmojnë aftësitë e tyre luftarake kanë ushtruar në minus 30 gradë Celsius, të veshur me rroba të kamufluara me ngjyrë të bardhë me qëllim që të mos vërehen kur ecin nëpër borë, afër qytetit Murmansk në veriperëndim të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes me qëllim duke tentuar t’i tregojë Perëndimit, se sa e “vështirë” dinë të jetë marina e Vladimir Putinit.

Njësitet elitare shihen duke ushtruar me pushkë automatike AK-74, granatahedhës dhe eksploziv të zhytur në borë.

Murmansk, është qyteti më i madh brenda Rrethi Arktik, që ishte pozita kyçe e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë. /Telegrafi/