Telegrafi

Ushtria ruse në betejë me flakët që kanë përfshirë rreth tre milionë hektarë male

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë zjarret që për disa ditë me radhë janë duke i djegur malet, ndërsa kanë mbuluar me tym të zi shumicën e qyteteve në Siberi.

Mbrojtësit e ambientit, kanë thënë se djegiet mund të ndikojë në ngrohjen globale, derisa janë katastrofike për gjendjen e sipërfaqes së përfshirë dhe gjallesave që jetojnë në të, transmeton Telegrafi.

“Me të kuptuar gjendjen që është alarmuese, Putin kërkoi përfshirjen e njësiteve speciale” thuhet ën një komunikatë të lëshuar nga Kremlini.

Rreth tre milionë hektarë male, që është sa madhësia e tërë Belgjikës, janë përfshirë nga flakët, derisa ushtria rusë është në betejë të vështirë për t’i shuar. Derisa angazhimi është i vazhdueshëm nga toka dhe ajri, moti i ngrohtë dhe me erë nuk është në favor të shuarjes së tyre por vetëm po i përhapë.

Banorëve në afërsi të maleve iu është kërkuar të jenë gati për evakuim, derisa ende nuk ka raport konkret se në çfarë mase kanë arritur punimet në ndalimin e tyre. /Telegrafi/