Kombëtarja e Shqipërisë pritet të mbërrij në Tiranë pas disa minutave, ndërsa janë duke u bërë përgatitjet për pritjen e tyre.
Në aeroportin e Tiranës ‘Rinas’, Ushtria shqiptare është në pritje të lojtarëve të Shqipërisë dhe stafit teknik.
Lojtarët do të kenë edhe takim me kryeministrin Edi Rama, si dhe do të pajisen me pasaporta diplomatike.
Ndërkohë me fillim nga ora 19:00 futbollistët do të jenë në sheshin ‘Nëna Terezë’, për tu përshëndetur me tifozët. /Telegrafi/