Site icon Telegrafi

Ushtria kiliane filmon objektin fluturues, por nuk arrin ta shpjegojë çfarë është (Video)

Një helikopter i ushtrisë kiliane, ka arritur të regjistrojë pamjet e një objekti fluturues në hapësirën ajrore të vendit.

Ngjarja ka ndodhur në Nëntor të vitit 2014, por për shkak të hetimeve, ajo është mbajtur e fshehtë.

Megjithatë, së fundmi autoritetet kiliane kanë deklaruar se nuk e dinë se çfarë ka qenë saktësisht ai objekt.

Ai u pikas gjatë ditës nga një helikopter ushtarak dhe është ndjekur për disa minuta, ndërsa pilotët thonë se u përpoqën të komunikonin me të, por nuk morën asnjë përgjigje.

Pas kësaj, ata e raportuan në dy kulla kontrolli, por përgjigjja që morën, ishte se objekti nuk dukej në radarët e tyre, ndonëse arrinin të shihnin helikopterin.

Sipas “Huffington Post,” kontrollorët ajrorë thanë se asnjë mjet tjetër fluturues nuk ishte autorizuar të fluturonte në atë zonë, transmeton tema.

Pas një procesi të gjatë hetimi, autoritetet kanë deklaruar më në fund se nuk e dinë se çfarë mund të ketë qenë objekti.

Exit mobile version