Telegrafi

Ushtria kanadeze pritet të “shkurtojë fundet”, që të nxisë femrat për tu regjistruar në ushtri

Për të nxitur regjistrimin e femrave, ushtria kanadeze po mendon të ridizajnojë uniformat e tyre.

Mediat e huaja kanë raportuar se ky propozim ka për qëllim të rritë regjistrimin e grave në 25 për qind deri në vitin 2026, përcjell Telegrafi.

Një ekip në Kanada ka hulumtuar arsyet e mos aplikimit të femrave në ushtrinë kanadeze, ndërsa kanë gjetur se ekzistojnë një mori pengesash të ndryshme, një ndër to ishte edhe uniforma.

Komiteti që përcakton veshjen ushtarake është deklaruar se uniforma është e dizajnuar kryesisht për gjininë mashkullore.

Me këtë rast grupi rekomandon që komiteti të punojë në dizajnimin dhe ndryshimin e uniformave, në to përfshihet shkurtimi i fundeve, si dhe ndryshimi i këpucëve të veshjes që është i paraparë në rregullore.

Roli i grave në forcat e armatosura kanadeze ka evoluar me kalimin e viteve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, atyre u lejohej të shërbenin vetëm në kapacitete jo-luftarake, siç janë administrimi, gatimi dhe infermieria.

Me miratimin e Aktit Kanadez për të Drejtat e Njeriut në vitin 1985, mundësitë ushtarake për gratë u zgjeruan më tej, dhe deri në vitin 1987 lejoheshin të merrnin poste të drejtpërdrejta luftarake. /Telegrafi/