Ushtria izraelite ka njoftuar sot se i ka dhënë fund operacionit për shkatërrimin e tunelit të Hezbollahut, që kishte për qëllim të kryej sulme në Izrael.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Ronene Manelis ka deklaruar se të shtunën mbrëma kishin zbuluar tunelin e gjashtë dhe njëherit më të gjatin të cilin e kanë shkatërruar, duke e cilësuar kështu operacionin si të përfunduar, transmeton Telegrafi.
Ai ka vlerësuar se më zbulimin më të ri “është eliminuar kërcënimi që paraqiste ky tunel”, ka shtuar zëdhënësi i ushtrisë izraelite.
Tuneli është i gjatë qindra metra dhe dhjetëra persona mund të futen në territorin e izraelit duke përdorur këtë tunel. Manelis gjithashtu ka njoftuar se brenda tij kishte “hekurudhë për transportimin e pajisjeve, ndriçim dhe shkallë për hyrjen në territorin izraelit”. /Telegrafi/
180ft deep underground
2,624ft dug under #Lebanon
Dozens of yards dug into Israel
This #Hezbollah attack tunnel was dug from the Lebanese village of Ramyeh into Israel & will be neutralized soon.We have now exposed all attack tunnels dug by Hezbollah from Lebanon into Israel. pic.twitter.com/AU0zNbmCCM
— Israel Defense Forces (@IDF) January 13, 2019