Ushtria izraelite sot konfirmoi vdekjen e pesë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke thënë se familjet e tyre ishin informuar dhe trupi i njërit prej tyre është kthyer në Izrael.
“Në ditët e fundit, IDF dhe policia izraelite njoftuan familjet e pengjeve Eliyahu Margalit, Maya Goren, Ronen Engel dhe Arye Zalmanovitz për vdekjen e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari.
Ai tha gjithashtu se trupat kishin sjellë trupin e një personi të pestë, i cili u identifikua si Ofir Tsarfati.
Hagari tha se militantët e Hamasit ende po mbajnë “136 pengje, mes tyre 17 gra dhe fëmijë”, raporton cnn.
Militantët thanë se të tre ishin vrarë në një bombardim izraelit përpara se të fillonte armëpushimi tashmë i skaduar më 24 nëntor.
Që nga 7 tetori, Izraeli ka zhvilluar një fushatë masive ushtarake që synon të shkatërrojë Hamasin dhe të kthejë të gjitha pengjet.
Qeveria e Hamasity thotë se ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 15 mijë njerëz, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë. /Telegrafi/