Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë tërhequr të gjithë trupat nga jugu i Rripit të Gazës, me përjashtim të një brigade.
Bëhet e ditur se në jug të Gazës ka mbetur vetëm një brigadë për të mbrojtur korridorin përmes së cilit organizatat joqeveritare dërgojnë ndihma në veri të enklavës palestineze.
Ndryshe, pas incidentit që vrau shtatë persona punonjës të World Central Kitchen, vullnetarët e organizatës UNRWA kanë frikë se ata do të jenë shënjestra e ardhshme e sulmeve izraelite, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, 196 punonjës të organizatave që kanë ofruar ndihmë janë vrarë në Gazë që nga fillimi i luftës.
In its speed, scale and inhumane ferocity, the war in Gaza is the deadliest of conflicts – for civilians, aid workers, journalists, health workers, and for our @UN colleagues.
We honour all those who have been killed, and pledge to remember their commitment & sacrifice. pic.twitter.com/l1J7HEzSqI
— António Guterres (@antonioguterres) April 5, 2024
Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 33 mijë njerëz janë vrarë në Gazë gjatë gjashtë muajve luftë.
Vetëm IDF pretendon se ka vrarë më shumë se 13 mijë pjesëtarë të Hamasit dhe rreth 1 mijë terroristë në Izrael.
Tani, shteti izraelit është deklaruar se fokusi i tij është në minimizimin e vdekjes së civilëve.
E në një kohë kur presioni ndaj Izraelit po rritet, në Egjipt kanë rifilluar bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit. /Telegrafi/