Forcat e armatosura të Izraelit pretendojnë se bazuar në të dhënat e inteligjencës, raketa që goditi spitalin në Gazë është e xhihadit islamik të Palestinës, e cila shkaktoi vdekjen e 500 civilëve.
Në kumtesën e IDF-së, thuhet se “bazuar nga analizat që i disponon IDF-ja, raketa e armikut që kaloi përmes Izraelit, goditi spitalin”, transmeton Telegrafi.
“Nga informacionet që i kemi nga inteligjenca dhe disa burime tjera, organizata xhihadi islamik i Palestinës është përgjegjës për raketën që goditi spitalin”, njoftoi IDF-ja izraelite.
Ndryshe palestinezët pretendojnë se në spital janë vrarë 500 persona, dhe se bëhej fjalë për një sulm ajror të kryer nga forcat izraelite.
E sipas informacioneve më të fundit, numri i të vrarëve nga ky sulm në spital mund të shkojë deri në 800 sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë. /Telegrafi/
From the analysis of the @IDF operational systems, an enemy rocket barrage was carried out towards #Israel, which passed in the vicinity of the hospital, when it was hit.
According to intelligence information, from several sources we have, the Palestinian Islamic Jihad is… https://t.co/5I42S34bNr— Lt. Col. (R) Peter Lerner (@LTCPeterLerner) October 17, 2023