Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite publikon pamjet nga sulmet ajrore mbi Gazë, kryeministri Netanyahu: Kemi filluar, do të fitojmë

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të kryej një prej sulmeve më të mëdha ajrore kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Mediat izraelite gjithashtu raportojnë se Izraelit ka goditur mbi një mijë objektiva në Gaza, duke shtuar se ushtria ka paralajmëruar se do të vazhdojë me sulmet ajrore në Gazë, transmeton Telegrafi.

Këtu përfshihen sulmet ajrore që kanë rrafshuar me tokë një pjesë të madhe të qytetit Beit Hanoun në cepin verilindor.

Lexo po ashtu Korrespondentja e CNN-it shtrihet për tokë kur dëgjon lansimin e një sërë raketash në kufirin Izrael-Gaza

“Kemi filluar. Izraeli do të fitojë”, ka shkruar edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në profilin e tij në Facebook ku publikoi pamje nga sulmet ajrore.

Izraeli po bombardon Rripin e Gazës, duke goditur ndërtesa, xhamia, shkolla, spitale dhe kompaninë e telekomunikimit, raporton Al Jazeera.

Fluturaket pa pilot të Izraelit po vazhdojnë të fluturojnë mbi Rripin e Gazës, derisa re tymi të zi po ngrihen mbi ndërtesat e shkatërruara. /Telegrafi/

Exit mobile version