IDF-ja izraelite ka publikuar pamjet që tregojnë sesi militantët e Hamasit rrëmbejnë nënën izraelite Shiri Bibas dhe dy fëmijët e saj të vegjël, përfshirë foshnjën Kfir, të cilët i nxjerrin në rrugë në Khan Younis pasi ishin rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit.
Familja Bibas ishin marrë nga shtëpia e tyre në kibucin Nir Oz gjatë 7 tetorit, kur militantët e Hamasit organizuan sulmin në këtë komunitet dhe në rajonet tjera në jug, duke vrarë 1.200 persona dhe rrëmbyer 240 tjerë, transmeton Telegrafi.
Babai Yarden Bibas, 34-vjeç, ishte ndarë nga gruaja Shiri 32-vjeçe dhe dy djemtë Ariel, 4, dhe Kfir, që u dërguan në një prej tuneleve nëntokësore në Gaza dhe Kfir konsiderohet si pengu më i ri në moshë.
Që nga 7 tetori, familja ka dëgjuar pak për mirëqenien e tyre, deri sot kur IDF-ja publikoi pamjet nga brendësia e Rripit të Gazës, ku shihen militantët e Hamasit duke i dërguar në Khan Younis.
Pamjet e publikuara nga IDF-ja me kërkesë të familjes dhe që janë shpërndarë nga Daily Mail, shfaq një grup që IDF-ja i identifikoi si militant të Hamasit duke e nxjerrë gruan drejt një veture të bardhë të parkuar, derisa mbante djalin e madh dhe të dytin që është shumë më i vogël. /Telegrafi/