Telegrafi

Ushtria izraelite publikon pamjet e asaj që zbuluan në veri të Rripit të Gazës, këto janë hyrjet e tuneleve nëntokësore të Hamasit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kanë publikuar pamjet më të reja të filmuara pas operacionit tokësor në Rripin e Gazës.

“Derisa Hamasi po pengon largimin e civilëve në pjesën jugore të Rripit të Gazës, militantët po fshihen brenda rrjetit të tuneleve nëntokësore”, thuhet në postimin e IDF-së në platformën X, transmeton Telegrafi.

Në kuadër të këtij operacioni izraelitët kanë publikuar pamjet e hyrjeve në tunele ku ka ndërhyrë IDF-ja.

Lexo po ashtu Ministri izraelit tha se hedhja e bombës bërthamore në Gazë është një nga opsionet, reagon Netanyahu: Nuk do ta bëjmë

“Trupat e IDF-së kanë zbuluar shumë pika hyrëse gjatë aktiviteteve operative në veri të Rripit të Gazës”, thuhet ndër tjera në postim.

Në anën tjetër edhe sot kanë vazhduar sulmet ajrore, tokësore dhe nga deti nga ana e ushtrisë izraelite, duke pranuar se kanë goditur mijëra objektiva të Hamasit. /Telegrafi/