Një zëdhënës i ushtrisë izraelite pretendon se agjencia e ndihmës e OKB-së, UNRWA, ka punësuar më shumë se 450 “operativë ushtarakë” nga Hamasi dhe grupe tjera të armatosura, shkruan Sky News.
“Mbi 450 punonjës të UNRËA janë operativë ushtarakë në grupet terroriste në Gaza. Mbi 450. Kjo nuk është thjesht rastësi, është sistematike”, u tha gazetarëve Daniel Hagari, transmeton Telegrafi.
“Ne dërguam informacionin që po ndaj tani, si dhe informacione të mëtejshme, te partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në”, shtoi ai.
Në fillim të këtij viti, Sky News pa dokumente të inteligjencës që Izraeli pretendonte se ishin prova se stafi që punonte për UNRWA ishte i lidhur me Hamasin, megjithëse korrespondenti i Lindjes së Mesme Alistair Bunkall tha se nuk përmbante prova të rëndësishme për pretendimet – një përfundim i ngjashëm me atë të arritur nga media të tjera që kishin parë dosjen, duke përfshirë FT dhe Channel 4.
OKB-ja tha më parë se Izraeli nuk i kishte ofruar prova për të mbështetur akuzat. /Telegrafi/
Breaking: incriminating evidence which reveals the participation of @UNRWA teachers in the October 7th massacre.
“I’m inside, I’m inside with the Jews! We have female hostages, I captured one!”
Listen to these two recorded conversations incriminating two different UNRWA… pic.twitter.com/1hGOiXlBp3
— Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) March 4, 2024