Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant tjetër të Hamasit, publikojnë pamjet e sulmeve ajrore

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një komandant tjetër të Hamasit gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore.

IDF-ja izraelite tha se Madhath Mubashar, komandant i batalionit Khan Yunis, ishte shënjestruar nga ushtria dhe inteligjenca izraelite, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu u bë e ditur se Mubashar, kishte marrë pjesë në sulmet me eksploziv dhe snajper ndaj civilëve izraelitë dhe ushtarëve të IDF-së.

Sipas izraelitëve, rreth 250 objekte janë goditur nga forcat e tyre në pesë ditët e fundit, e postimi i publikuar më poshtë, shfaq sulmet ajrore.

Aty shihen bombat e aeroplanëve të izraelitë që godasin objektet, brenda të cilave dyshohej se po fshihej komandanti i Hamasit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version