Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite: Në Gazë akoma mbahen peng mbi 200 persona

Ushtria izraelite ka njoftuar se Hamasi po mban peng në Gazë edhe 212 persona.

Dy shtetase amerikane u liruan të premten, që Hamasi e përshkroi si “gjest humanitar”, transmeton Telegrafi.

Militantët e Hamasit pretendojnë se synojnë të lirojnë edhe dy pengje për “arsye humanitare”, por se “Izraeli” nuk është deklaruar.

Lexo po ashtu Inteligjenca ushtarake franceze: Raketa palestineze me pesë kilogramë eksplozivë me gjasë shkaktoi masakrën në spitalin e Gazës

Abu Ubaid, zëdhënësi i brigadës Izz el-Deen al-Qassam, ka thënë në një kumtesë të premten se ka informuar Katarin për synimet e tyre.

Megjithatë nuk kanë treguar nëse Izraelitët kanë refuzuar ndonjë kërkesë të tyre, e nga Tel Avivi kanë bërë të ditur se këto pretendime të tyre janë “propagandë”. /Telegrafi/

Exit mobile version