Tanket izraelite janë vendosur në kufi me Libanin, derisa ushtria mbetet në gatishmëri të lartë pas sulmeve të shumta.
Grupi libanez Hezbollah më herët deklaroi se kishte goditur pozicionet izraelite përgjatë kufirit, derisa ushtria izraelite kishte goditur po ashtu Libanin, transmeton Telegrafi.
Ka pasur sulme sporadike përgjatë kufirit Liban-Izrael që kur Hamasi nisi sulmin e tij të befasishëm në Izraelin jugor fundjavën e kaluar.
BREAKING: Hezbollah launched multiple rockets from Lebanon into Israel.
IDF responded with tank fire. The northern front is becoming increasingly intense. pic.twitter.com/G64BlMlRVa
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) October 14, 2023
Hezbollahu i mbështetur nga Irani tregoi shpejt mbështetjen e tij për Hamasin. /Telegrafi/