Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite kryen bombardime të reja në Liban

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se edhe sot kanë kryer sulme ajrore në Liban.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vazhduar me bombardimin e caqeve të Hezbollahut në jug të shtetit libanez, në një përgjigje të sulmeve në veri të Izraelit.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat libaneze, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Pamjet shfaqin njësitë elitare izraelite kundër terrorizmit duke luftuar brenda Gazës

Theksojmë se ritmi i sulmeve përgjatë kufirit të tensionuar midis Izraelit dhe Libanit ka arritur nivele që nuk shihen që kur IDF dhe Hezbollahu zhvilluan luftën e tyre të dytë dhe të fundit të madhe në vitin 2006.

Ndërsa IDF-ja synon të mposht Hamasin në Gaza, një zyrtar i IDF-së tha kohët e fundit se Izraeli gjithashtu nuk do të toleronte një kthim në situatën e para 7 tetorit në frontin verior.

Ndryshe, paralajmërime janë lëshuar edhe për Iranin, i cili ka mbështetur Hezbollahun që nga themelimi i tij në kundërshtim me pushtimin e Izraelit të Libanit në vitin 1982. /Telegrafi/

Exit mobile version