Nënkolonel Avichay Adraee, zëdhënës i forcave të armatosura të Izraelit (IDF), ka publikuar një imazh satelitor që ai pretendon se tregon një depo të madhe karburanti në Rripin e Gazës, që i përket organizatës ekstremiste palestineze Hamas.
Ai ka publikuar një postim me video në llogarinë e tij në gjuhën arabe në rrjetin social X (ish-Twitter) me hashtagun “Urgjente”, transmeton Telegrafi.
“Kështu duket më shumë se gjysmë milioni litra naftë në posedim të Hamasit, që ndodhet pikërisht pranë pikës kufitare Rafah”, ka shkruar Adraee, duke iu referuar pikëkalimit kufitar midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.
Adraee shkroi se, pavarësisht kësaj, Hamasi “vazhdon të pretendojë se nuk është në gjendje të furnizojë me karburant spitalet, furrat e bukës dhe civilët”.
“Hamasi ISIS-i vjedh naftë nga civilët dhe e transferon atë në tunelet e tyre, bombarduesit dhe udhëheqësit e tyre. Kështu duket lista e prioriteteve të Hamasit”, tha Adraee.
Ai u tha “banorëve të Rripit të Gazës të mos kërkojnë asgjë nga Izraeli”.
“Adresat me të cilat duhet të kontaktoni janë Al Sanwar (Al Baghdadi), Al Deif dhe anëtarë të tjerë të Hamasit të ISIS-it që e shtynë Rripin e Gazës në humnerë”, përfundoi zëdhënësi i IDF-së. /Telegrafi/