Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite gjen trupin e pajetë të pengut të mbajtur nga Hamasi

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se natën e mbrëmshme e kanë gjetur trupin e njërit prej pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i Elad Katzir është gjetur në qytetin jugor Khan Younis të Gazës.

Ndryshe, Katzir ishte njëri prej pengjeve që u rrëmbyen nga grupi militant i Hamasit gjatë sulmit të 7 tetorit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, të rrëmbyer kanë qenë edhe nëna dhe babai i tij. Nëna Hanna është liruar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa babai i tij u vra natën e sulmit.

Lexo po ashtu Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

IDF tha se kishte informacione se Katzir ishte “vrarë në robëri” nga grupi palestinez Xhihadi Islamik.

Ai më parë ishte parë i gjallë në një video propagandistike të publikuar nga Xhihadi Islamik në dhjetor dhe në fillim të janarit.

Siç raportohet, operacioni për gjetjen e trupit të Katzir është kryer nga brigada Komando pas informacionit të siguruar nga agjencia e sigurisë Shin Bet dhe Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të IDF.

IDF dhe Shin Bet të dy i kanë shprehur ngushëllimet më të thella familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version