Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite gjen edhe tre trupa tjerë të pajetë të pengjeve të mbajtura nga Hamasi

IDF-ja izraelite ka njoftuar se trupat e tre pengjeve tjera të vrarë më 7 tetor nga Hamasi, janë gjetur në Gazë.

Forumi i Familjeve të Pengjeve i ka emëruar ata si Michel Nisenbaum, Hanan Yablonka dhe Oryon Hernandez Radoux dhe ka njoftuar se trupat e tyre janë dërguar në Izrael për varrim.

“Kthimi i Michel, Hanan dhe Oryon është një tjetër dhimbje për 125 familjet e pengjeve”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Siç bën të ditur IDF, trupat janë identifikuar nga zyrtarët mjekësorë të Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore dhe policia izraelite.

Lexo po ashtu Izraeli gjen tre trupa të pajetë të pengjeve që i kishte rrëmbyer Hamasi

Nisenbaum 59 vjeç, Yablonka 42 vjeç dhe Radoux 30 vjeç u kapën peng nga Hamasi natën e 7 tetorit në Izrael, e cilësuar si dita më e përgjakshme në historinë e vendit.

Ndryshe, edhe javën e kaluar ushtria izraelite njoftoi për gjetjen e katër trupave të tjerë.

Ata u emëruan si Ron Benjamin 53 vjeç, Itzhak Gelerenter 56 vjeç, Amit Buskila 28 vjeç dhe Shani Louk 22 vjeç. /Telegrafi/

Exit mobile version