Ushtria izraelite është futur në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis në jug të Gazës, ka njoftuar ushtria izraelite, duke theksuar se posedon informacione të besueshme se trupat e pengjeve izraelit mund të jenë atje, shkruan Reuters.
“Jemi duke kryer një operacion preciz të shpëtimit siç kemi bërë në të kaluarën, ku të dhënat nga inteligjenca tregojnë se mund të jenë duke u mbajtur trupat e pengjeve”, thuhet në kumtesë – duke mos specifikuar nëse bëhet fjalë për trupa të pajetë.
E nga ministria e Shëndetësisë në Gazë kanë konfirmuar se forcat izraelite janë futur në spital në jug të Gazës. Spitali Nasser është ndarë pothuajse në dysh që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.
Mbrëmë qindra të plagosur palestinezëve të zhvendosur që janë strehuar atje, kanë filluar të ikin pasi që Izraeli njoftoi se ka hapur një korridor për largim.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, ushtria izraelite vrau një pacient dhe plagosi gjashtë tjerë, kanë njoftuar mjekët e këtij spitali. /Telegrafi/
We have credible intelligence that Hamas held hostages in Nasser Hospital.
“Since the Hamas massacre of October 7, the IDF has been operating to fulfill its mission of dismantling Hamas and bringing our hostages home.” pic.twitter.com/5gzcbH6Vzc
— Israel Defense Forces (@IDF) February 15, 2024