Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite bëri rrafsh me tokë 100 objektiva në Rripin e Gazës, publikon pamjet

Ushtria izraelite tha se ka sulmuar mbi 100 objektiva gjatë sulmeve ajrore në Rripin e Gazës duke publikuar gjithashtu edhe pamjet e sulmeve në llogarinë e tyre në rrjetin social X.

Sipas tyre, këto sulme u kryen në objektivat operacionale të organizatave terroriste derisa deklaruan se kanë vrarë gjithashtu një pjesëtar të tyre, transmeton Telegrafi.

“Gjatë natës, aeroplanët luftarakë sulmuan mbi njëqind objektiva operacionale të organizatave terroriste në Rripin e Gazës, duke shkatërruar boshte tunelesh, depo municionesh dhe dhjetëra shtabe operative”, ka shkruar ushtria në postimin e tyre.

Bazuar në këto pamje, shpërthime të mëdha u panë nga sulmet ajrore që Izraeli kreu në këto objektiva.

Objektet u bën rrafsh me tokë aty pas goditjeve të forta. /Telegrafi/

Exit mobile version