Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite bëhet gati për ofensivë ajrore, tokësore dhe detare në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se është e përgatitur për një ofensivë “të koordinuar” ajrore, tokësore dhe detare në Gaza.

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se po përgatiten të “të zbatojnë një gamë të gjerë planesh sulmuese operacionale” – pa thënë se kur do të ndodhin ato, transmeton Telegrafi.

Planet mund të përfshijnë “sulme të kombinuara dhe të koordinuara nga ajri, deti dhe toka”, thuhej në njoftimin e tyre.

IDF shtoi se pajisjet e nevojshme për luftim janë “transferuar te forcat përkatëse” ditët e fundit.

“Batalionet dhe ushtarët e IDF janë dislokuar në të gjithë vendin dhe po rrisin gatishmërinë operacionale për fazat e ardhshme të luftës, me theks në operacionet e rëndësishme tokësore”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version