Site icon Telegrafi

Ushtria gjermane do të zhvillojë paradë si shenjë nderimi për Angela Merkelin

Si shenjë nderimi dhe lamtumire, ushtria gjermane do të zhvillojë të enjten një paradë për hir të kancelares Angela Merkel dhe për 16 vitet e saj në pushtet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja në largim do të mbajë një fjalim të shkurtër para ceremonisë, që është planifikuar në orën 19:30.

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, nuk do të ketë pritje dhe do të ketë një numër shumë më të vogël të të ftuarve se zakonisht. Presidenti Frank-Walter Steinmeier pritet të jetë i ftuari nderi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elke Buedenbender.

Një paradë e këtij lloji konsiderohet nderimi më i lartë që forcat e armatosura gjerman mund t’i bëjnë një civili.

Zakoni përdoret për të nderuar jo vetëm kancelarët, por edhe presidentët dhe ministrat e mbrojtjes në ceremonitë e tyre të lamtumirës.

Exit mobile version