Telegrafi

Ushtria gjermane mëson refugjatët sirianë se si ta rindërtojnë shtetin

Do të duhen “më shumë se vetëm gurë të rinj” për të rindërtuar Sirinë, thotë Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Ushtria e Gjermanisë ka filluar një pilot-projekt për të ndihmuar refugjatët sirianë të kenë aftësi të rindërtimit civil, në përpjekje për të ndihmuar ata të gjejnë punë dhe një ditë të rindërtojnë vendlindjen e tyre, shkruan The Independent.

Ekspertët ushtarakë gjermanë do t’ju mësojnë 120 refugjatëve gjëra për inxhinieri, ndërtim, kanalizime dhe aftësi të tjera gjatë dymbëdhjetë javëve.

Ministria e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, dhe Frank-Jurgen Weise – shefi i Agjencisë Gjermane Federale të Punësimit – nisi projektin të enjten, transmeton KosovaPress.