Site icon Telegrafi

“Ushtria e Maqedonisë së Veriut tregon se jemi të gatshëm jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht për anëtarësim në NATO”

Kryeministri Zoran Zaev e vizitoni kazermën ushtarake ‘Krivollak’ ku u mbajt “Dita e mysafirëve të lartë” në kuadër të ushtrimin “Goditja përfundimtare”.

Kryeministri Zaev cilësoi me këtë ushtrim tregojmë barabarësi në partneritet me aleatët tanë, me vendet anëtare të NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam krenar për ushtarët tanë, për shkak se kanë dëshirë të avancohen. E di se do t’i përmbushim të gjitha pritjet tonë, të kemi armatë të dinjitetshme dhe krenare, ku me aleatët do të përkujdeset për paqen në botë dhe do të vazhdojë të garantojë paqe në botë. Pjesëmarrja e sotme e armatës sonë me përfaqësuesit nga pesë vende anëtare të NATO-s, me të vërtetë dërgon mesazh se jemi të gatshëm jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht përmes armatës sonë”, tha Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për një vjetorin e Marrëveshjes së Prespës dhe për përfitimit e perspektivës sonë, kryeministri Zaev dhe se ushtrimi “Goditja përfundimtare” është një nga përfitimet./Telegrafi/

Exit mobile version