Telegrafi

Ushtria britanike zhvillon mini-helikopterin, që mund të shkrep raketa me sistem navigimi që godasin objektivat në tokë dhe ajër

Forcat ajrore të Mbretërisë së Bashkuara po zhvillojnë një mini-helikopter të quajtur Jackal, që mund të shkrep raketa të drejtuara nga sistemi i navigimit GPS.

Shefat e forcave ajrore të këtij vendi kërkuan “dronë sulmues” me peshë të lehtë, pasi këtë e kuptuan me efektivitetin e teknologjisë së tillë në luftën e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Në këtë luftë kemi parë shumë adaptime të platformave të ndryshme që janë shfrytëzuar si armë siç janë operatorët e dronëve, që përmes aplikacioneve të ndryshme i drejtonin mjetet fluturuese pa pilot dhe me to i shkaktonin humbje të mëdha forcave ruse.

Megjithatë, deri në shpikjen e Jackalit, mjetet ajrore pa pilot kanë qenë shumë të paqëndrueshme për të lëshuar armë më të sofistikuara.

Në testet e kryera, ky mini-helikopter që ka tetë helika ka kapacitetet që shkrep raketa që janë të mbushura me eksplozivë.

Raketat kanë sistem navigimi por edhe laser që mund të godasin objektivat në tokë dhe ajër, precizitet i tyre sipas britanikëve është shumë i lartë. /Telegrafi/