Me gjithë frikën se mund të bie pre e spiunimit, Ushtria Britanike po e përdorë platformën kineze TikTok, për të rekrutuar të rinj.
Në pamjet e shpërndara nga BritishArmyHQ, shfaqin ushtarë teksa zhvillojnë ushtrime të ndryshme, si dhe tanke në aksion, transmeton Telegrafi.
Si ushtria, ashtu edhe divizioni i sigurisë kanë llogari në TikTok, ku kanë mbledhur nga 50 mijë ndjekës, derisa shfaqin pamje ku shihet ushtarë në aksione, apo duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme.
Kjo platformë shumë e popullarizuar mes të rinjve, shihet si një mundësi shumë e mirë rekrutimi.
Por, nga frika për spiunim, Shtetet e Bashkuara iu ka ndaluar ushtrisë që ta përdorë këtë rrjet për shpërndarjen e videove.
Besohet se të dhënat e mbledhura nga TikTok, dërgohen në qeverinë kineze dhe tashmë kanë hapur hetime. /Telegrafi/