Ushtarët britanikë do të mund të përdorin biçikletat elektrike që t’i afrohen tinëzisht mjeteve të blinduara të armikut, siç janë tanket në fushëbetejë.
Të inspiruara nga taktikat e ukrainasve kundër forcave pushtuese ruse, kreu i ushtrisë britanike po shqyrton planet për përdorimin e sa më shumë dronëve, mjeteve autonome dhe armët laserike, transmeton Telegrafi.
Ushtarët gjithashtu do të mund të përdorin hartat e realitetit virtual për të pasur një pamje sa më reale të fushëbetejës në kohë reale.
Inxhinierët gjithashtu kanë zhvilluar një raketa-hedhës të modifikuar i njohur si Wolfram që shkrep raketat Brimstone, që fillimisht ishin dizajnuar që të lansohen nga fluturaket.
Këto inovacione i ndoqi nga afër edhe Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace dhe kreu i ushtrisë britanike Admirali Sir Tony Radakin, që analizuan me vëmendje taktikat e reja të luftës.
Shumë leksione janë marrë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kjo bëri që shtetet e fuqishme perëndimore të mendojnë për më shumë investime në teknologji të fundit – që kryesisht bëhet fjalë për mjete luftarake autonome, pa pilot ose shofer.
E një nga inovacionet e përdorura në këtë stërvitje të simuluar ishte biçikleta elektrike, që ushtarëve britanikë u mundëson që me Stealth H-52 t’i afrohen mjeteve të blinduara armike pa i ndier fare.
Një biçikletë e tillë kushton 6.500 funte dhe shpejtësinë maksimale e ka 80 kilometra në orë. Kanë një rreze veprimi prej 60 kilometra. /Telegrafi/