Telegrafi

Ushtria amerikane teston qenin robot

Ushtrimi, i cili u krye javën e kaluar, është një nga eksperimentet më të mëdha teknologjike në ushtrinë amerikane.

Qentë robot zbritën nga aeroplani dhe u nisën për të zbuluar mjedisin – detyra e tyre ishte të zbulonin kërcënimet e mundshme për jetën njerëzore përpara se ushtria “prej mishi dhe gjaku” të hynte në tokë, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Kjo është ndoshta vetëm faza e parë e asaj që do të shohim nga ushtria amerikane në të ardhmen, pasi ata kanë njoftuar inovacione të mëdha në fushën e përdorimit ushtarak të teknologjisë së lartë.

Dhe si funksionojnë në të vërtetë këta robotë?

Këta janë robotë që, duke përdorur inteligjencën artificiale, analizojnë të dhënat dhe zbulojnë kërcënimet e mundshme ndaj ushtrisë amerikane.

Sidoqoftë, nuk janë vetëm kërcënimet që vijnë nga toka, këto makina përfshijnë sulme të mundshme me raketa, apo edhe sulme ndaj aseteve ushtarake amerikane në hapësirë. /Telegrafi/