Kërcënimi për një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë, nuk e ka penguar ushtarin ukrainas që të shfaq aftësitë e tij në vallëzim.
Pavarësisht dimrit të ashpër dhe situatës së tensionuar midis Kievit dhe Moskës, ky ushtar ukrainas nuk dukej edhe aq i brengosur, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale që është bërë virale, shihet duke vallëzuar në një terren të mbuluar në borë dhe vazhdimisht në duar mbante kallashnikovin.
I veshur me rroba të kamufluar, ai vallëzon në stilin e John Travoltas me hitin e madh të Whitney Houston – Queen of the Night.
Deri më tani nuk dihet se ku është realizuar videoja e ushtarit, por në terrenin me borë shihen gjurmët e mjeteve motorike dhe pjesërisht një mjet ushtarak. /Telegrafi/
🔥🔥🔥 pic.twitter.com/5SJ0L2IA6H
— Inside the Armed Forces of Ukraine (@Inside_the_AFU) February 2, 2022