Site icon Telegrafi

Ushtari izraelit thotë se gjeti nënën e tij të vdekur “plot me plumba” në trup

Ushtari izraelit Betzalel Taljah u kthye në komunitetin ‘kibbutz’ ku jetonte nëna e tij 63-vjeçare pasi u sulmua nga Hamasi gjatë fundjavës. Kur mbërriti, ai zbuloi se ajo ishte vrarë dhe trupi i saj ishte “plot me plumba”.

Taljah tha se kur gjeti trupin e saj, ai pa se ajo u qëllua nga “koka te këmbët”. Ushtari deklaroi se ajo kishte pasur një qese me ushqime për t’u dhënë fëmijëve në lehtësimin e frikës së tyre nga sulmi.

Por, në fund, ajo nuk kishte arritur të gjente një vend të sigurt në kohë, potencoi Taljah.

Lexo po ashtu BBC futet në fshatin izraelit ku Hamasi masakroi familje të tëra, pamjet janë rrëqethëse

“Mamaja ime ishte një person shumë i mirë”, u shpreh ai. “Unë do të doja që ta kujtonin të gjithë”.

Lexo po ashtu Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmeve ajrore të izraelitëve në Gazë

Talijah potencoi se militantët e Hamasit e kishin parë sulmin “si një lojë”.

Ndryshe, janë bërë pesë ditë prej kur filluan luftimet mes ushtrisë izraelite dhe grupit militant palestinez Hamas.

Grupi militant nisi një sulm me raketa mëngjesin e së shtunës drejt Tel Avivit duke mobilizuar po ashtu edhe trupat tokësore në jug të vendit, duke sulmuar komunitete.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

Izraeli me këtë rast nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës duke rrethuar po ashtu të gjithë territorin e tij me trupa tokësore.

Qindra njerëz kanë vdekur nga të dyja anët e luftimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version