Telegrafi

Ushtarët ukrainas gjejnë kohë për ‘relaks’, ndërtojnë saunë brenda llogores

Ukrainasit si duket po gjejnë edhe kohën për t’u relaksuar gjatë kësaj periudhe lufte.

Kjo pasi një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon saunën të cilët e kanë ndërtuar në llogore, transmeton Telegrafi.

Videoja e mëposhtme, e cila u shpërnda nga një faqe në Twitter, tregon ambientin e brendshëm të llogores dhe brenda saj edhe saunën.

E njëjta video ishte bërë retweet nga faqja e qeverisë ukrainase me një mbishkrim mjaft interesant, nga ku i shtron një pyetjes Finlandës për ta vlerësuar saunën në llogore nga 1shi te 10-ta.

Finlanda është një vend që njihet për sauna. /Telegrafi/